Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij rumune në Heraklion të Kretës.

Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias. 39-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën.

Pas vrasjes, ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Shqiptari rezulton i njohur për autoritetet pasi rezulton me precedent penal për drogë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA