Vdekja e Navalnyt, reagon Rama: Qëndroj me Presidentin Biden, kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate

16/02/2024 22:42

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e liderit të opozitës Ruse, Alexei Navalny, në një burg rus të premten, duke thënë se mbështet presidentin amerikan Biden, i cili e konsideron presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës.

Rama përmendi edhe Konferencën e Sigurisë së Mynihut, si një moment të përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s.

“Unë qëndroj me Presidentin Biden dhe liderë të tjerë aleatë për të nderuar sakrificën përfundimtare të Alexei Navalny. Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate. Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s. Ne të gjithë duhet të ndajmë përgjegjësinë e mbajtjes së parimeve të NATO-s dhe ndërkohë që përballemi me sfida komplekse, ne nuk duhet të hezitojmë të shkojmë më shumë. Angazhimi 2% është kërkesa minimale, jo maksimumi. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët tanë për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse, duke përfshirë rigjallërimin e industrisë sonë ushtarake”, shkruan Rama.

Më herët presidenti Joe Biden tha: “Mos bëni gabim! Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Putini nuk synon vetëm qytetarët e vendeve të tjera, siç e kemi parë në atë që po ndodh në Ukrainë tani,  ai gjithashtu shkakton krime të tmerrshme ndaj popullit të tij.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA