Rama në Bruksel: Duhej Putin që BE ta shikonte rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian

15/02/2024 09:37

Në konferencën e përbashkët mbi ecurinë e punës për Planin e Ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama tha se ky është një shembull shumë i rëndësishëm sesi BE po sheh çështjen e integrimit ndërsa kërkoi më shumë hapa konkret.

Ai shtoi se Brukseli nuk duhet të priste Vladimir Putin që të sulmonte Ukrainën për të kuptuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.

“Unë besoj fort se është tanimë koha që be të kuptojë se vendet kandidate të be por jo vetëm nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura, por kështu janë në një situatë që meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë, ka qenë domosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota siç është objektivi fundor i gjithë këtij procesi, plani i rritjes është po ashtu një tjetër shembull i rëndësishëm, një shkallë ndërgjegjësimi i një mënyrë ndryshe të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera kandidate dhe të parit të vetë së ardhmes që bashkimit evropian, dëshiroj ta përmbyll duke thënë se po shohim që be, është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm me fjalë por rëndësinë strategjike që ka për BE, është e trishtë që duhet Vladimir putin që të ndodhte kjo gjë, ne tashmë duhet ta ruajmë këtë ritëm duke ecur para me hapa të guximshëm dhe të mos presim për një agresion tjetër që ta na kujtojë dhe kujtojë njerëzit në Bruksel se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE”– tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar me Italinë. Ai tha se Shqipëria e sheh veten si një vend anëtar i Unionit e për këtë arsye i erdhi në ndihmë qeverisë italiane për të menaxhuar këtë krizë.

Ajo që po bëjmë me italinë supozohet se eshte ajo që bën shteti anëtar. Nëse politika e rishpërndarjes ka ndryshuar…ne po sillemi si një vend anëtar i BE. Dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE të ndaj një çështje kaq të vështirë në koteksin kur migracioni i paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përditshme për zgjedhjet e radhës e më tej. Por kjo nuk mund të jetë përgjigja e BE për këtë problematikë. E gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk po merret me thelbin, por me simptomat. Ndaj shkaku po bëhet gjithmonë e më shqetësues. Natyrisht Shqipëria nuk ka asnjë fuqi për të dhënë zgjidhje, por po japim një kontribut modest”– tha Rama.

Më pas kryeministri Edi Rama iu bashkua mbledhjes së komitetit ekonomik dhe social, pjesë e të cilës presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështje Sociale Oliver RÖPKE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA