Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, se pse në agjendën e tij nuk ishin të përfshira takimet me përfaqësues të opozitës.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Sekretari Blinken u përgjigj se “ka marrë mjaftueshëm nga kjo ditë’, pas takimeve të zhvilluara me presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Gazetari Muhamed Veliu:I nderuar sekretar Blinken në këtë vizitë në Shqipëri ju zgjodhët të takoheni vetëm me dy aktorë të politikë shqiptare, me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Përse nuk u takuat edhe me udhëheqës të opozitës shqiptare?
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken: Faleminderit shumë! Në fakt unë kam patur një mundësi që të takohesha me një sërë njerëzish dhe grupesh të ndryshme përveç Kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme dhe gjithashtu anëtareve të kabinetit qeveritar. Gjithashtu kam patur mundësi të takohem me disa prej personaliteteve kyç të reformës në drejtësi dhe gjithashtu kam patur mundësi të takohem edhe me një grup të jashtëzakonshëm të rinjsh të cilët janë të angazhuar në programet tona të shkëmbimit dhe kur të kthehem në fakt… do të kem mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe të gjithë aktorët e ndryshëm, por mendoj që kam marrë mjaftueshme nga kjo ditë, edhe këtë e kam bërë me shumë kënaqësi.
Top Channel