Opozita me zhurmues dhe pankarta, Kuvendi miraton ligjet për 12 minuta. Nikolla: Më vjen keq që u tërhoqët nga interpelanca me Ramën

15/02/2024 10:20

Mes tensionesh, zhurmave të bilbilave dhe pankartave të ngritura nga deputetët e Berishës  dhe të grupit Bardhi, mazhoranca ka bërë të mundur miratimin e ligjit për bastet sportive, shtesën në ligjin për festat zyrtare dhe ndryshimet në strukturën organizative të organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë në KQZ.

Gjatë seancës së sotme ishte parashikuar edhe një interpelancë urgjente nga deputetët e PD me kryeministrin Edi Rama. Mirëpo, për shkak të vizitës në Bruksel, kreu i qeverisë ja delegoi të drejtat ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo nuk është pritur mirë nga pala opozitare të cilët kanë ngritur pankartat në shenjë proteste, duke krijuar tensione sikurse në seancat e shkuara.

Kryetarja e Kuvendit ka kaluar ligjet për miratim, dhe pas ngritjes së kartonëve në një tjetër seancë rekord prej 12minutash, ka bërë mbylljen e takimit. Në përfundim të seancës, Nikolla shprehu keqardhjen që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në interpelancë me ministren Spiropali, duke sqaruar se arsyeja e mosprezencës së Ramës është takimi në Bruksel.

“Më vjen keq që u tërhoqët nga interpelanca me zonjën Spiropali. Ju njoftoj që kryeministri ndodhet në Bruksl dhe vjen në mesditë për takimin me Sekretarin e shtetit, zotin Blinken. Faleminderit”- tha Nikolla.

FOTO GALERI
6/39

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA