Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e nisi fjalimin e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se partneriteti mes dy vendeve, është më i fortë se kurrë.
Blinken vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.
“Kryeministër Edi, ju falenderoj shumë që na keni mikpritur këtu sot, jo vetëm ne në fakt por gjithashtu për ngrohtësinë, për mikpritjen dhe substancën dhe gjithashtu bisedën tonë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. E vlerësoj shumë.
Do ta filloj me dy shprehje që ne kemi. E para që ka të bëjë, në fakt, nëse dikush nuk ka mundësi që të përjetojë kënaqësinë që të mund të përjetojë atë që njihet si mikpritje, ne kemi gjithashtu mundësinë që të mund ta ftojmë përsëri, që dikush t’ju ftojë sërish. Kur dielli shkëlqen, por jo kur bie shi, në fakt, është në fakt një mik i rëndësishëm së bashku edhe kur është e vështirë situata, edhe kur jemi duke u përballur me sfida dhe kjo është diçka në fakt të cilën nuk mund të filloj tua shpreh sa duhet se sa shumë e çmojmë dhe kjo në fakt është tribunit për ketë vend, për miqësinë që ne kemi, por gjithashtu edhe për kryeministrin i cili është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA.
Jam këtu në vizitën time të parë si Sekretar i Shtetit në Shqipëri dhe sepse ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se çka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne është në fakt kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin në mënyrë që të përfitojë si populli shqiptar edhe populli në SHBA, madje edhe përtej dhe si aleat kyç i NATO-s, si një zë i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme partneriteti dhe ndërkohë që Shqipëria ka qenë një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit dhe sikurse iu referua në fakt edhe kryeministri gjatë vizitës me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield dhe kemi folur për disa gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme për punën tonë të fortë së bashku veçanërisht sa i përket penë mbajtës me njëri-tjetrin për Ukrainën, ndërsa është përballur me sulmin e Rusisë. Tani ndërsa flasim për Këshillin e Sigurimit, për këshillin e të drejtave të njeriut, kjo është një çështje e rëndësishme në fakt përfshirë edhe institucione të tjera të rëndësishme siç është UNESCO. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për rajonin, jo vetëm edhe për Europën në fakt, ka vlera dhe për botën dhe për këtë e vlerësojmë së tepërmi”-u shpreh Blinken në nisje të fjalimit të tij në konferencën e përbashkët me Ramën.
Top Channel