27/12 21:44
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, tashmë i bashkuar, është mbledhur në prag të seancës parlamentare për të diskutuar për seancën e sotme ku në rend të ditës është parashikuar edhe një interpelancë me kryeministrin Rama.
Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Elda Menga se në këtë mbledhje, ashtu si edhe në mbledhjen e para pak ditëve kur u zyrtarizua bashkimi, mungon ish-nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku.
Ndonëse herën e parë Tabaku deklaroi se mungonte për arsye shëndetësore, sot ajo nuk ka dhënë një arsye.
Ndërkohë, bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme janë bashkuar edhe Ferdinand Xhafarraj dhe Emilia Koliqi, të cilët mungonin në` mbledhjen e kaluar.
Top Channel