Kryeministri Edi Rama e cilëson një datë historike këtë ditë, kur Shqipëria mirëpriti sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Rama vlerëson vizitën e Blinkenit në një kohë kur Evropa dhe bota po përballet me disa trazira.
“Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti. Por, këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike.
Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin Blinken në Kryeministri.
Top Channel