![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cbbf4e63-AP25014724950505_hd-800x450.jpg)
05/02 22:51
Ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim është rikthyer në Shqipëri dhe ka pritur në aeroport Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ajo erdhi këtë herë në Tiranë, jo si ambasadore e SHBA-së në Tiranë por si Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kim ka shoqëruar Sekretarin Amerikan të Shtetit gjatë vizitës në Tiranë.
Ajo që u vu re gjatë këtij rikthimi në Shqipëri ishte spila e dallëndyshes që mbajti veshur gjatë fjalimit të lamtumirës më 21 qershor të vitit që lamë pas në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Top Channel