“Faleminderit për mikpritjen”, Blinken në Tiranë: E ndjej ngrohtësisë e ’Vendit të Shqiponjave’! Mirënjohës për partneritetin që kemi

15/02/2024 15:25

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken falënderoi kryeministrin Edi Rama për mikpritjen, ndërsa po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai u shpreh mirënjohës për partneritetin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa tha se e ndjeu ngrohtësinë në ’Vendin e Shqiponjave’.

“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme nga ambienti i “Vendit të shqiponjave’ e ndjej ambientin e ngrohtë dhe nga çdo dhomë që isha në Tiranë, ham mirënjohës, Flora të falënderoj për rolin e udhëheqjes, ju jeni një dëshmi e programeve tona. Është një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj, për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve tona, falënderoj Wistner. Ju si ish kryetar bashkie e keni energjisuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirëjohës për partneritetin që kemi”, tha Blinken.

Sekretari Blinken zhvilloi një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA-së dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA