Burri helmon çiftin e milionerëve dhe shikon vdekjen e tyre në programin në celular (fotot)

15/02/2024 17:00

Një teknik kompjuterësh ka helmuar për vdekje një çift sipërmarrësish pasi ndryshoi testamentin e tyre, ndërsa kontrollonte që ata do të vdisnin me një aplikacion në celularin e tij, u tha dje në gjyqin e tragjedisë në Britani.

34 vjeçari Luke D’Wit ishte miqësuar me 61 vjeçarin Stephen e gruan e tij, 64 vjeçaren Carol Baxter, duke u bërë për ta ‘si një djalë i adoptuar’ por rrjedhimisht i helmoi për vdekje me qetësuesin e fortë me bazë opiumi, fentanil.

Në gjykatën e Chelmsford në veri të Londrës u tha se zoti e zonja Baxter u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në prill nga bija e tyre.

Prokurorja Tracy Ayling tha se D’Wit kishte instaluar “një aplikacion sigurie në celularin e tij” me të cilën monitoronte kamerat.

Çifti i pasur që kishin krijuar kompaninë e qilimave Cazsplash, u gjetën me nivele të larta fentanili në trupin e tyre, qetësuesi që besohet se është dhjetra herë më i fortë se morfina.

Më vonë u zbulua se D’Wit ishte në fakt përfituesi i një ‘testamenti shumë të çuditshëm’ që rezultoi se ishte krijuar në celularin e tij ditën kur u gjetën trupat.

Në tentamentin e gjetur thuhej se ‘miku ynë i dashur Luke D’Wit të jetë presoni drejtues” i biznesit të çiftit Cazsplash.

Ndërsa në testamentin origjinal thuhej se asetet e tyre i liheshin katër fëmijëve të çiftit, dy nga martesa mes tyre dhe dy nga martesa e mëparshme e zonjës Baxter.

D’Wit mohon vrasjen dhe zotërimin e drogës së fortë të përdorur, teksa gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
Vrasesi i dyshuar duke dhene informacione jashte vendngjarjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA