
Fiks Fare/ Fshati SOS nuk i jep 18-vjeçares jetime ndihmën financiare që përfiton. Arsyeja “Nuk i do për vete, por për nënën e sëmurë”
20/05 20:54
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat para seancës plenare komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
“Kjo është një vizitë që sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë. Vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovën. Unë nuk kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës. Takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe s’do mungojnë“, tha Basha për gazetarët.
Kujtojmë se sot Blinken nuk do të takohet me asnjë prej anëtarëve të opozitës.
Top Channel