Policia ka listuar rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve, si pjesë e planit të masave për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Parkimi do të ndalohet që sot në orën 19:30 deri nesër në orën 20.00 në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë”.
Ndërsa, qarkullimi i mjeteve do të ndalohet nesër gjatë paradites në oraret 09:30-12.30 dhe gjatë pasdites në oraret 17:30-20.00 në:
1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – Ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4. Interurbane kryesore Ish-sheshi Shqiponja-TEG-Sanatorium dhe anasjelltas;
5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.
Rrugë alternative
Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njëjtin itenerar.
Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve përkatëse.
Top Channel