“U përul para Putinit”/ Biden kritikon Trump: Për të, parimet nuk kanë rëndësi, po rrezikon…

14/02/2024 00:38

Presidenti Joe Biden kritikoi këtë të martë Donald Trump për deklaratën e dhënë nga ish-presidenti se do të inkurajonte Rusinë të pushtonte vendet që nuk përmbushin detyrimet e tyre të NATO-s.

Kritikat e fundit të Biden ndaj Trump nga Shtëpia e Bardhe, janë ndër më ta ashprat ndaj rivalit të tij të mundshëm në politikën e jashtme deri më sot.

“A mund ta imagjinoni një ish-president të Shteteve të Bashkuara duke thënë këtë”, pyeti Biden me mosbesim nga dhoma e ngrënies së shtetit.

“E gjithë bota e dëgjoi”, tha Biden referuar deklaratës së paraardhësit të tij, të cilën e konsideroi sinjal të rrezikshëm dhe tronditës.

Në deklaratën e tij, Biden foli më tej për ndihmën ndaj Ukrainës, duke shtuar se Trump nënvlerëson vlerat e vjetra të SHBA.

“Asnjë president tjetër në historinë tonë nuk është përkulur para një diktatori rus. Kur Amerika jep fjalën e saj, kjo do të thotë diçka. Kur ne marrim një angazhim, ne e mbajmë atë dhe NATO është një angazhim i shenjtë. Për Trump, parimet nuk kanë kurrë rëndësi”, tha presidenti.

Sipas tij, të gjithë kundërshtarët amerikanë “brohoritën” kur dëgjuan komentet e Trump.

Shtëpia e Bardhë i kritikoi komentet e Trump menjëherë sapo u bënë publike. “Kjo rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë tonë në vend”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates në një deklaratë të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA