Telashe të dyfishta për Trump që kësaj jave përballet me padinë e ‘pagesave të heshtjes’ dhe të mashtrimit $370mln (fotot)

14/02/2024 21:35

Donald Trump përballet kësaj jave me një qëndrim të konsiderueshëm në gjykatat e New York me seancën në prokurorinë e Manhattan për “paratë e heshtjes” të enjten, dhe një vendim të pritur të premten për një padi mashtrimi financiar në rangun e $370 milionëve.

77 vjeçari Trump do të dalë në gjykatën e lartë të Manhattan ku gjykatësi Juan Merchan do të vendosë për çështjet para-gjyqësore dhe nëse procedimet do të vijojnë sipas parashikimit muajin që vjen.

Në gjyqin e pritur më 25 mars do të vendoset nëse ish-presidenti që kërkon përsëri Shtëpinë e Bardhë do të trembet nga mundësia e burgosjes që sërish i kanoset.

Ndërsa në gjykatën pak më poshtë në Manhatan, prokurorja Letitia James do të argumentojë çështjen civile ku Trump akuzohet për ekzagjerim të fitimeve të tij, për të përfituar kushte më të mira huash e sigurimesh, shkruan rrjeti ThePost.

Akuzat e parave të heshtjes vijnë nga ish-pornostarja Stormy Daniels, që akuzon se Trump e ka paguar për të mbajtur të fshehtë marrëdhënien e tyre seksuale, para zgjedhjeve presidenciale të 2016.

I bashkë-akuzuari i Trump, Mike Roman ka bërë thirrje për dëshmitarë për të larguar nga çështja prokuroren Fani Willis dhe kolegun e saj Nathan Wade — pasi kanë pranuar një marrëdhënie romantike mes të dyve, që rrjedhimisht përbën konflikt interesi.

Trump pretendon pafajësinë për të dyja ceshtjet duke thënë se janë pjesë e ‘gjuetisë së shtrigave’ të presidentit Biden për ta rrëzuar atë në zgjedhje.

Në një postim në rrjetin e tij ‘Truth Social’, Trump dënonte Biden, duke pretenduar se “ilegalisht ka kthyer agjencitë e ligjit në armë elektorale kundër tij”.

FOTO GALERI
1/4
Në një postim në rrjetin e tij ‘Truth Social’, Trump dënonte Biden, duke pretenduar se “ilegalisht ka kthyer agjencitë e ligjit në armë elektorale kundër tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA