Sherr me thika në Durrës/ Ndërron jetë rrugës për spital 47-vjeçari, autori ia mbath, policia ‘blindon’ zonën

14/02/2024 13:00

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Durrës, ku një person humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti banal.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 4 të qytetit bregdetar. 47-vjeçari Halil Koka pasi është plagosur me thikë ka humbur jetën.

Paraprakisht deklarohet se është identifikuar autori Ilir Koçilja 35 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas poilicisë.

I dyshuari person problematik për policinë vendore dhe konsiderohet si person dhe me probleme të shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA