Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
Gjatë kësaj të mërkure kreu I qeverisë ka zhvilluar takime me presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel dhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
Fokusi i diskutimeve të takimit me zyrtarët e lartë të BE-së ka qenë integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike.
Ndërohë më parë kryeministri i Shqipërisë u takua presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e komitetit Ekonomik dhe Social europian.
Në takimin me kryeministrin shqiptar Michel është shprehur se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian ndërsa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e ofruar për Ukrainës.
“Me Edi Ramën, diskutuan rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruan ai.
Takimi vjen disa ditë para mbajtjes së samitit të 28 shkurtit për Ukrainën në Tiranë ku për herë të parë vendin tonë do ta vizitojë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Top Channel