Lufta kundër trafikut të drogës/ Marrëveshje me antimafian italiane për ekstradimet nga Dubai dhe Amerika e Jugut

14/02/2024 15:30

Nëse Shqipëria nisi një luftë kundër grupeve kriminale në vitin 2019 me SPAK, antimafia ka dekada që godet grupet mafioze.

Në selinë e antimafias italiane po mbahet një takim me dyer të mbyllura mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kryeprokurorit të antimafias, ku ky i fundit i ka kërkuar palës shqiptare një bashkëpunim të vërtetë dhe më cilësor.

“Kemi dakordësuar detajimin e një memorandumi të drejtpërdrejtë bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Prokurorisë Kombëtare. Na duhet Të identifikojmë rrjetet kriminale ku janë të përfshirë shtetas shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës, me parimin e ndjekjes së parasë. Prokuroria Kombëtare Antimafia ka një eksperiencë që do të në shërbejë“, u shpreh Balla.

Eksperienca e antimafia do të bëhet edhe në Shqipëri për negocimin për ekstradimin e personave që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe për të filluar sa më shpejt këto ekstradime edhe nga Amerika Latine dhe vende të tjera që nuk kemi marrëveshje.

Fuqia më e madhe e krimit janë paratë dhe temë e diskutimit në këtë takim ishin paratë që grupet kriminale i depozitojnë në Dubai dhe me pas ato kthehen në Shqipëri në formën e investimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA