Kryeministri Rama udhëton drejt Brukselit, takim me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen
14/02/2024 13:01
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Kujtojmë se Rama zhvilloi një vizitë në Dubai, ku mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes.
Ai gjithashtu u takua edhe me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.
Top Channel