Festa e të dashuruarve, Vëllai i Madh surprizon çiftet e Big Brother VIP! Banorët habiten nga ambienti: Çfarë është kjo?!

14/02/2024 01:35

Vëllai i Madh ka surprizuar çiftet e Big Brother VIP me rastin e Shën Valentinit.

Sara-Bardhi, Ilnisa-Meritoni dhe Heidi-Romeo u nxorën nga shtëpia për tu dërguar më pas në ambientin që u kamuflua si një vend romantik të veçantë.

Ata u dërguan në një ambient të mbushur me pula, dhi dhe dele.

“Çfarë është kjo erë”, u shprehën ata.

Çifteve iu caktua një sfidë që do të shtojë para në çmimin e madh ose do t’i ulë me 20 mijë euro.

Në sfidën e dhënë duhet që të mblidhen vezët dhe qumështi i nevjoshëm nga kafshët.

Ndryshe nga çfarë prisnin, çiftet nuk do të shijojnë darkë dhe momente romantike, por do të merren me kafshët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA