Një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti banal në Durrës këtë të mërkurë rreth orës 12:30.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Halil Koka 47 vjeç pasi është plagosur me thikë dhe më pas ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Autori Ilir Koçilja ka arritur t’ia mbathë, ndërsa policia po kontrollon zonën për arrestimin e 35-vjeçarit.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas poilicisë.

Nuk ka ende informacion për arsyen e konfliktit mes tyre i cili degradoi në përdorimin e thikës dhe vdekjes së një personi, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

I dyshuari person problematik për policinë vendore dhe konsiderohet si person dhe me probleme të shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA