Dy vëllezër plagosin një person në Korçë, në gjendje të dehur i shkojnë në shtëpi dhe e dhunojnë

14/02/2024 11:41
Foto Ilustruese

Një sherr mes tre personave, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur, raportohet këtë paradite në Korçë.

Sipas policisë, dyshohet se dy vëllezër goditën me sende të forta një tjetër gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Gazetarja Dhorjela Çule raporton se dy vëllezërit i shkuan në banesë shtetasit me iniciale S.S.,  të cilin e qëlluan dhe më pas i thyen edhe xhamat e makinës. Sipas informacioneve, i dëmtuari ishte në gjendje të dehur dhe ndodhet momentalisht në sallën e reanimacionit në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet që edhe vëllezërit të kenë qenë të dehur në momentin që dhunuan shtetasin S.S.

Ndërkohë, pritet hetimi dhe zbardhja e plotë ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA