“Do gjesh kufomën e djalit tënd”, përlotet eksperti në Top Story: Kam marrë 3 kërcënime, bashkëshortes i vendosën GPS

14/02/2024 22:28

“Vazhdo jepi gojës, dhe do gjesh kufomën e djalit tënd”-ishte mesazhi kërcënues që ka marrë eksperti i IT-së Gent Progni në platformën që ai vetë ka ngritur për personat që të mos kenë frikë nga kërcënimet.

Në studion e Top Story, i përlotur, eksperti tregoi se është kërcënuar për të tretën herë, madje edhe bashkëshortes i kanë vendosur një GPS në automjet.

“Unë kam tre vjet që flas për këtë gjë. Arsyeja pse denoncoj vjedhjen e parave në teknologji është për të ngritur zërin që teknologjia po bëhet çdo ditë me e rëndësishme, sidomos në vende si Shqipëria që nuk i japin rëndësi teknologjisë, por kur e kuptojnë bëhet e madhe… 80% e userave përdorin TikTok, të jep mundësinë ta përdorësh pa hapur llogari, pa pasur një adresë e-mail dhe numër telefoni. Përdorimi është i madh, marketingu është falas dhe shumë i thjesht. Nisi me paratë false, shitjen e drogës, udhëtimet me gomone në Angli, kaloi në sherre, prishje familjesh, komshitë shantazhonin njëri tjetrin për marrëdhëniet bashkëshortore. Gjithmonë marrin një foto, është aq problematike sa vetëm në ekspertët e dimë sa problematike është. Unë marr qindra mesazhe qindra e-maile si të shpëtoj nga shantazhet në Tik Tok. Është e vështirë, por jo e pamundur. Shteti ynë nuk ka struktura dhe ligje të sakta. Jo më larg se tre ditë më parë, isha vetë pjesë e një denoncimi për kërcënim kibernetik. Hasa vështirësi dhe unë që jam ekspert në mënyrën si u trajtua situata ime në polic. Nëse to nuk vepron në kohë reale, është e pamundur të zbulosh kush fshihet pas asaj llogarie TikTok. Policia më tha që ne do bëjmë letrat, kismet të hënën ose të martën, unë i thash nëse nuk veproni tani nuk e kap dot më. Sidomos me networkun shqiptar, kompanitë nuk i kanë strukturat e duhura. Ky është kërcënimi I tretë, më është vendosur edhe një GPS në makinën e bashkëshortes”-deklaroi eksperti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA