Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashisht të Fierit, ku u bë arrestimi i shtetasin Y. R.
Ndërkohë në Lushnjë janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Q., banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë sportive;
-E. Sh., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë, në një magazinë në pronësi të tij, u konstatua se po kryente punime ndërtimi, pa leje, dhe se kishte krijuar lidhje të paligjshme për furnizim me ujë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. M., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një lokal, i ka vjedhur një shtetaseje, çantën në të cilën ajo mbante vlera monetare, dokumente dhe sende personale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel