Rritet në 68 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine/ Një vajzë 3 vjeçe, e fundit që u nxor e gjallë nga balta

13/02/2024 08:35

Numri i të vdekurve pas rrëshqitjes së dheut në një fshat në jug të Filipineve para rreth një jave është rritur në 68

Zyrtarët thonë se edhe 51 njerëz të tjerë janë ende të zhdukur pas fatkeqësisë së 6 shkurtit në provincën Davao de Oro, por ekipet e shpëtimit e kanë pranuar se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Personi i fundit që u nxor i gjallë nga balta ishte një vajzë trivjeçare.

Shpëtimi i saj, pas më shumë se 60 orëve të kaluara nën dhe u cilësua si mrekulli.

Edward Macapili, një zyrtar provinca Davao de Oro, kishte thënë se shpëtimi i saj u kishte dhënë shpresë ekipeve të shpëtimit.

“U bë një javë pas incidentit dhe… ne mendojmë se askush nuk ka mbetur i gjallë atje”, tha Macapili për agjencinë e lajmeve AFP.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën e kaluar në mbrëmje, dhe shkatërroi 55 shtëpi, si dhe tre autobusë dhe një minibus, të cilët po prisnin për t’i marrë punëtorët nga një minierë ari në këtë fshat.

Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në shumicën e pjesëve të Filipineve, për shkak të terrenit malor, shirave të mëdha dhe shpyllëzimit të madh.

Shirat e mëdha sezonale kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe vërshime në Mindanao, duke i detyruar dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosen në zona emergjente.

Kjo zonë është goditur edhe nga një sërë tërmetesh, përfshirë të shtunën e kaluar kur ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin punën për shkak të një tërmeti 5.9 ballësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA