Rrëshkitja e dheut në minierën e floririt lë 9 të bllokuar në Turqi (fotot)

13/02/2024 19:29

Pamje dramatike televizive tregonin sot një rrëshkitje gjigante dheu që ka lënë të bllokuar të paktën nëntë punëtorë në një minierë malore floriri në lindje të Turqisë.

Zyrtarët thanë se rreth 400 punonjës shpëtimi janë dërguar me urgjencë në vendin e fatkeqësisë në Ilic të provincës Erzincan.

Në imazhet e regjistruara shihej një valë e gjerë dheu që binte mbi faqen e malit ku besohet se gjendeshin të bllokuarit.

Ministri i brendshëm Ali Yerlikaya tha se ende nuk ka lajme nga nëntë të bllokuarit, prej më shumë se 600 punonjësve të minierës.

“Zyrtarët e kompanisë kanë verifikuar personelin dhe thanë se nuk ka dijeni për vendodhjen e nëntë punonjësve,” tha Yerlikaya në rrjetin shtetëror TRT.

“Kemi instaluar mjetet e punës së shpëtimit dhe po përpiqemi qe se shpejti të japim lajme të mira për familjarët e të bllokuarve”, shtoi ai.

Anagold, kompania private që menaxhon minierën tha se po punonte për të minimizuar pasojat e incidentit “të dhimbshëm”.

Rrëshkitja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 2:00

Prodhimi floririt në këtë minierë ka nisur prej vitit 2010, sipas mediave turke, edhe pse vendi ka parë disa herë rrëshkitje dhe aksidente minerare dekadat e fundit, më e rënda prej të cilave ishte një rrjedhje cianidi në 2022.

Provinca gjendet në bregun verior të lumit Karasu një nga degët kryesore të lumit Eufrat.

FOTO GALERI
1/3
Në imazhet e regjistruara shihej një valë e gjerë dheu që binte mbi faqen e malit ku besohet se gjendeshin të bllokuarit.

Top Channel