Egla është munduar të mbledhë banorët për të bërë provat e aktrimit “Romeo dhe Zhuljeta”.

Ata kanë qenë të shpërndarë dhe nuk kanë arritur të bien dakord për disa prej ndarjeve.

Juli dhe Gaze kanë debatuar me njëri-tjetrin për rolet, pasi të dy kanë dashur që të merren me pjesën muzikore.

Në debat janë përfshirë edhe banorët e tjerë, të cilët po ashtu kanë pasur pakënaqësi për rolet dhe mënyrën e organizimit.

Gazi: Kitara do të jetë këtu, edhe unë vij këtu dhe e vazhdoj (në living)

Juli: Ma lër ta bëj unë. Të lutem!

Gazi: Jo, kitara është qejfi im. Lëre tani.

Juli: Po se do bësh gjëra të tjera.

Gazi: Jo nuk do bëj.

Juli: (U drejtohet të tjerëve) Akordet lërjani Gazit.

Gazi: Po nuk është puna tek akordet, nuk po e kupton.

Juli: O Perëndi, po më lër një second. Ia kam lënë atij.

Fatjoni: Nuk mund të marrësh gjithçka.

Gazi: Po pusho more se nuk mer vesh ti (I drejtohet Fatjonit).

Juli: Po ta bëjmë provë.

Gazi: Po pushoni more.

Egla: Çfarë është kjo pushoni, sit ë pushoj unë.

Gazi: Po pushoni se po zgjidhim muhabetin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA