Postoi video të Bianca Sensorit gjysmë të zhveshur, Kanye West i përgjigjet kritikave: Bëj ç’të dua me gruan time

13/02/2024 13:56

Kanye West duket se nuk ka ndërmend të ndalojë së postuari video dhe foto të gruas së tij, Bianca Sensori, madje edhe me veshje ekstravagante.

Së fundmi ai ka publikuar një video tepër sensuale të 29-vjeçares në një festë pas Super Bowl të dielën.

29-vjeçarja australiane kishte veshur një ‘body’, që shfaqte edhe pjesët intime. Mirëpo, videoja nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ye (@kanyewest)

Pas reagimeve të ashpra, Kanye West ngarkoi një tjetër video në Instagram me mbishkrimin: “Unë do të postoj gruan dhe gjithçka që dua. Më bën të lumtur. Disa njerëz nuk duan që ju të jeni të lumtur. Ata duan që ju t’i bëni ata të lumtur. Vendosa ta bëj veten të lumtur dhe me këtë jam i lumtur”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ye (@kanyewest)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA