Plan për eleminimin e Kurtit gjatë vizitës në Maqedoni? Eksperti: U konstatua se burimi i informacionit…

13/02/2024 10:01

Eksperti për çështje të sigurisë, Bedri Elezi në një lidhje me skype në emisionin “Breaking” në Top Neës komentoi kërcënimin që mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij transmetuesi publik ka kërkuar falje pasi është konstatuar se burimi i tyre nuk ka qenë i sigurt dhe nuk ka pasur një tentim atentati ndaj Kurtit.

“Vetë transmetuesi publik ka kërkuar falje se burimi i tyre nuk ka qenë i sigurt, në një farë forme ka konstatuar se informacioni nuk është i saktë, mund të themi që nuk ka pasur një tentim atentati për kryeministrin Albin Kurti gjatë vizitës që kishte në Republikën e Maqedonisë”, tha eksperti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA