Avokati i Belerit e konsideron të turpshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të dënuar me dy vite burg dhe gjashtë muaj kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë provë që e provon të fajshëm Belerin dhe se i gjithë proccesi po ndërtohet mbi dëshminë e dy vëllezërve të dënuar.
Avokati: Nuk ka një fotot të tyre të Hasan Ramës, jo më Belerit, është e ndërtuar shumë keq si fabul, e turpshme, e pritshme, gjykata është në vëmendje e prokurorisë, çfarë flet prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar.
SPAK shpalli pretencën për Fredi Belerin, për të cilin kërkon dy vjet e gjashtë muaj burg.
SPAK tha se e kërkoi këtë dënim për Belerin bazuar në prova, duke pasur parasysh se vepra e korrupsionit në zgjedhje dënohet nga 1 deri në 5 vite, tha Prokurori, si dhe fakti që Beleri është kandidat i zgjedhur, mosha, dhe që nuk është penduar.
Nga ana tjetër, për Pandeli Kokaveshin SPAK kërkon dy vjet burg dhe për shkak të gjendjes së tij, gjykata tha t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
Gjykata tha se u ngarkohet edhe detyrimi për të paguar shpenzimet gjyqësore prej 166 mijë lekë.
Top Channel