Mes Heidit, Romeos dhe Elvisit, ja kush është banori i parë që i shpëton eliminimit
13/02/2024 22:04
Mes Heidit, Romeos dhe Elvisit, banori i parë që i shpëton eliminimit është Romeo.
Ata u vendosën përballë njëri tjetrit në një nominim, pasi Graciano vendosi të hapë Kutinë e Pandorës.
Në Zarfin e Bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift, ndërsa në Zarfin e Zi thuhej se do të dërgonte në nominim tre persona. Ai vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin, dhe pëlqimin e tij, Heidin.
Debati vazhdoi edhe gjatë “Prime”, me Romeon që e akuzon se bëri një lojë të pisët.
Top Channel