Banorët e Big Brother VIP kanë përfunduar provat gjenerale të shfaqjes teatrale “Romeo dhe Zhulejta”.

Një sfidë nga Vëllai i Madh që solli mjaft debate, sherre dhe lot. Juli, Egla dhe Ilnisa morën detyrën për të ndarë rolet dhe për të organizuar skenën teatrale, e menduar si “Romeo dhe Zhuljeta alla shqiptare”.

Romeo, Heidi dhe Lisi mbajnë rolet kryesore, dëshirë që e shprehën që në fillim, duke qenë se janë edhe në nominim. Arta shprehu gjithashtu dëshirën për të pasur një rol kryesor, që shkaktoi debate, duke sugjeruar që të ishte ajo krah Romoes.

Si përfundim secili mori rolin e vet, ndërsa gjatë realizimit të provave nuk kanë munguar përplasjet, deri në realizimin përfundimtar.

“Zhuljet…”, janë fjalët e fundit të Romoes, përpara se të bien të dy në tokë. Atyre u bashkohet edhe Elvisi, ndërsa treshja marrin duartrokitjet e banorëve, duke ndarë edhe përqafime me njëri tjetrin.

Lisi i ka sugjeruar Romoes të puthë Heidin në fund, ndërsa ai në mëndyshje thotë se banorët e tjerë “mund ta përdorin” në kudër të lojës. Duhet të presim deri në darkë për të kuptuar nëse Romeo do të puthë Heidin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA