Merr flakë në lëvizje makina në aksin Pogradec-Korçë, detajet e para

13/02/2024 19:23

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në aksin rrugor Pogradec – Korçë.

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje,

Makina tip “Renault”, me drejtues shtetasin A. Sh. mori flakë në afërsi të Qafë Plloçës, teksa ishte në lëvizje. Fatmirësisht, drejtuesi doli jashtë pa lëndime, ndërsa mjeti u dëmtua.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, ndërkohë që pritet hetime.

Top Channel