“Mamaja e njohu Sibelën me Altinin”, rrëfimi i tezes së 27-vjeçares që u hodh nga kati i katërt

13/02/2024 13:21

Tezja e 27-vjeçares së vetëvrarë disa ditë më parë në Kamëz një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se ishte mamaja e Sibelës e cila e njohu me Altin Çokun.

Ajo u shpreh se janë takuar në lagje, dhe ai i ka kërkuar pastruese për shtëpinë pasi e kishte gruan sëmurë dhe ajo i kishte thënë për vajzën e saj.

“Motra ime, mamaja e Sibelës, e ka njohur këtu në lagje, i ka thënë Altini që njeh njeri për pastruese se më duhet një person për të pastruar shtëpinë, sepse e kam nusen shumë sëmurë, dy ditë, ajo nuk shkoi sepse i tha kur të kem nevojë do të të telefonoj unë. Këtë foto e kam parë në rrjete sociale, nuk është Sibela ajo foto, Sibela ime është 50 kile njeri. Ajo foto që ka hedhur është me flokë të zeza dhe e shëndoshë, mbesa është me flokë të kuqe dhe e dobët. Nuk janë të vërteta, ato që ka thënë Altini, ka qenë shumë e qetë, e rregullt. Telefonin e ka policia të Sibelës, një telefon, nuk ka kamera sigurie”, tha tezja e të ndjerës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA