Lisi la shtëpinë, Romeo shpërthen në lot! Graciano: Qaji vetes përpara se të më qash mua
13/02/2024 23:01
Elvisi la sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”, si banori më pak i votuar mes tij, Romes dhe Heidit.
Edhe bileta e kthimit nuk ishte fat për Elvisin, pasi rezervonte vetëm vajtje.
Heidi u kthye në shtëpi vetëm, pasi emri i të eliminuarit u lexua në studion e Big Brother VIP. Derën e hapi Romeo, i cili shpërtheu në lot.
“Qaji vetes përpara se të më qash mua”, tha Graciano, ndërsa Romeo iu përgjigj: “Vetëm mos fol o plak, mos fol”.
Nga studioja, Elvisi i shprehu më të mirat dhe i uroi fat në lojë.
“Plako të përqafoj fort, faleminderit për të gjitha”, tha Romeo mes lotësh.
Top Channel