I dha fund jetës duke u hedhur nga pallati, flet tezja e 27-vjeçares: Nuk ishte martuar me letra, kujdestaria e vajzës i përket babait
13/02/2024 13:22
Gjatë programit “Shqipëria Live” është zhvilluar një lidhje telefonike me tezen e 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte.
Ajo ishte nënë e një vajze, ndërsa sipas të afërmve babai i fëmijës ishte një shqiptar nga Kosova.
Kujdestarinë e vogëlushes, sipas tezes, e ka babai që jeton në Kosovë. Ajo zbuloi gjithashtu se mbesa e saj nuk ishte martuar zyrtarisht me letra.
“Kujdestarinë e ka babai, ata nuk ishin të martuar me letra”, u shpreh ajo.
Top Channel