Graciano hapi Kutinë e Pandorës, Arbri: Nuk ishte për të forcuar Heidin! Ori: Do tregohej i fortë nëse do fuste veten në nominim

13/02/2024 22:00

Kutia e Pandorës vendosi përballë tjetrit në një nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin.

Ky vendim erdhi nga Graciano, sipas tij për t’i prishur punë Romeos, sepse dy të tjerët i konsideron miqtë e tij më të mirë. Debati vazhdoi edhe gjatë “Prime”, me Romeon që e akuzon se bëri një lojë të pisët.

Heidi gjithashtu me të njëjtin mendim, tha se do hakmerret ndaj Gracianos nëse i shpëton televotimit.

“Isha me nerva, është normale që nëse më bie në dorë do hakmerrem ndaj Gracianos, sepse flet për pozitivitetin tim dhe të Lisit dhe na futi në këtë situatë. Ai e beson atë që thotë dhe ka edhe njerëz kështu. Graiano do të na fusë të gjithë në debatin me Romeon”, tha Heidi.

Romeo i kërkoi Gracianos t’i përgjigjet pse qau për Lisin, ndërsa ai u përgjigj se nuk është lojtar i fortë.

Romeo: Kur Graciano nuk ndihet keq për Lisin, pse qau?

Graciano: I kam zënë be që se kam dëgjuar dhe ça po përdor kundra meje? Se të ka përdorur ai

Romeo: Pse qave për Lisin?

Graciano: Më vjen keq për Lisin sepse kam pasur marrdhënie të mirë, por nuk më vjen keq sepse si lojë tregoi që u  fut në vorbullën e Romeos.

Dy opinionistët, Arbri dhe Ori dhanë mendimin e tyre për nominimin e Gracianos.

Arbri: Nominimi që bëri Graciano, nuk ishte një mendim i menduar, erdhi pas një debati me Romeon. Graciano tentoi të bënte një nominim të fortë dhe nxori një nominim të fortë. Pyetja është që përse nuk i qëndron nominimit tënd. Thua për Heidin që kjo gjëja do ta forcojë, Heidi mund të dali jashtë?

Graciano: I kam gjëra të qarta, nuhatjen e kam të frikshme, është veprim emocional dhe sot e kësaj dite të njëjtën veprim do të bëj. Lisin e kemi parë nga mbrapa Romeos, Heidi është e drejtpërdrejtë.

Elvisi: Romeo tani del në pah, sheh disa situata të tjera dhe ai duhet të jetë më i qetë. Këta këtu do sulmojnë të gjithë, për sa i përket fitores, ky djali duhet të shohë vetëm drejtë.

Arbri: Zgjedhja e Gracianos nuk ishte për të forcuar Heidin.

Ori: Nuk mendoj që Graciano ishte gati për këtë moment në lojë, do kisha dashur që Graciano të ishte në momentin që sfidën ta tregonte duke vënë veten e vet në nominim. Do preferoja që të tregonte se kush jam.

Dy banoret e tjera, Roza dhe Egla dhanë mendimin e tyre, përsa i përket kësaj situate.

“Më pëlqeu lëvizja e Gracianos, m’u duk shah mat. U përpoq të kapte kundërshtarin në pikat e dobëta”, tha Roza.

“Nuk ishte momenti për Gracianon fare, nëse do kishte këllqe, por nuk e pati. U nxeha pak se Lisin dhe Heidin i kam xhan. Sonte jam në pezull për të dy, nuk e di kush do dalë”, tha Egla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA