Rastet e vetëvrasjeve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit ndërsa shkaqet janë të ndryshme.
Kryesisht vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës e zgjedhin gratë të ndodhura në situata ekstreme. Por sipas psikologëve, akti ekstrem vjen pas një sërë vështirësish shumë të mëdha për të cilat gruaja duhet të kishte marrë ndihmën e specialistit.
Shëndeti mendor, ashtu si i gjithë organizmi ka nevojë për kujdes dhe kurim, neglizhenca edhe në këtë rast çon në rëndim të gjendjes deri në rrezikim të jetës. Psikologët thonë se janë të gjitha mundësitë e ndihmës edhe për ata njerëz që kanë vështirësi dhe e kanë të pamundur të drejtohen një specialisti.
Publikimi i rasteve sipas specialistëve gjithashtu përbën një efekt domino që ndikon drejtpërdrejtë në persona të tjerë vulnerabël. Por gjithashtu specialistët vërejnë se gjithnjë e më shumë njerëzit po mësohen me jetën e lehtë dhe e kanë shumë të vështirë të përballojnë sfidat.
Top Channel