Foto ilustruese

Një makinë në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër është djegur pjesërisht mbrëmjen e kaluar, pak pas mesnatës.

Mjeti, në pronësi të shtetasit B. G., i parkuar në atë lagje, dyshohet se është djegur për shkak të një shkëndije elektrike.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA