13 raste dhune në familje, kryesisht ndaj grave, ka raportuar zyrtarisht policia e Shkodrës në 26 ditët e fundit, të cilat janë pasuar me arrestime, procedime penale apo shpallje në kërkim të bashkëshorteve.
Rastet e dhunës janë në rritje që prej muajit nëntor në këtë qark, por kanë kulmuar në këtë fillim viti. Trëndelina Boriçi, drejton një shoqatë ku i ofron strehim dhe mbështetje ligjore grave të dhunuara. Ajo tregon se shifrat janë me të larta.
Përveç dhunës fizike dhe psikologjike, tashmë po përballemi edhe me një lloj tjetër dhune.
Rastet në rritje të dhunës në familje e pranojnë edhe juristët. Avokati Anton Kosteri thotë se dënimi i dhunuesve nuk po jep zgjidhje prandaj duhet një politikë tjetër.
Arsyet kryesore të konflikteve mbeten problemet sociale, ekonomike dhe mungesa e formimit.
Top Channel