Sara ka debatuar ashpër me Meritonin pak ditë më parë, ndërsa ky i fundit u shpreh se ajo po e përdor marrëdhënien e saj me Bardhin për lojë.
I pyetur gjatë prime-t, Bardhi tha se u ka kërkuar “armëpushim” derisa të qetësohen gjakrat. Ai theksoi se nuk do të donte të zgjidhte midis shokut dhe të dashurës.
Nga ana tjetër, Sara është shprehur se nuk është vendi i Meritonit të ankohet për pakënaqësitë e Bardhit në marrëdhënie.
Meritoni, sipas Sarës, është thjesht një palë e tretë që me ndërhyrjet që po bënë duket sikur po faktorizohet ai më shumë nga Bardhi sesa ajo.
Bardhi: E diskutova pas debatit, shkaku që njihem me Sarën se ma prezantoi ndryshe kur hyra. Diskutova dhe e pyeta si të duhet hisoria, unë i thash nëse keni konsideratë për mua të paktën flisni. Unë nuk dua të zgjedh mes shokut dhe të dashurës. Unë dhe Sara nuk e kemi përdorur njëri-tjetrin këtu.
Meritoni: Ishte tek pjesa kur treguam sekrete dhe për shkak të reagimit bëra një batutë. Më pas ndërhyri Sara, të cilës i thash që po nxjerr çdo gabim të Bardhit në pah. Që është favorizuar nga Bardhi kjo është e qartë.
Sara: Meritoni ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të Bardhit. Ia kam shpjeguar edhe gjatë javës. Nëse ky nuk ankohet ti nuk ke të drejtë të ndërhysh. Je palë e tretë këtu.
Top Channel