Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të “Mos i bjer me Top”, në “E Diell” me Ronaldo Sharkën.
Teksa Ronaldo i tregon Zhaklinës foton e Efit, kjo e fundit finaliste e BBV2, Lekatari ka zgjedhur ta injorojë duke thënë se nuk e mban mend. I ftohtë ka qenë reagimi edhe sa i përket fituesit të Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, të cilit ju referua si banor.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Kristi thotë: A ke rënë në dashuri me Luizin Zhaklina sepse fakti që e përmend kaq shumë…
Zhaklina: Krist Aliaj?
Ronaldo: Jo, jo. Është një Krist tjetër.
Zhaklina: Nuk e di. Ky personi që ju po përmendni mund të ketë lexuar Instagramin e ndonjë personi tjetër jo timin, sepse unë nuk e kam përmendur banorin e Big Brother VIP 2 të cilit ky useri i referohet. Mendoj se ka gabuar pyetjen, Instagramin apo personin.
Ronaldo: Ti themi gjërat troç. A je penduar për sulmet ndaj Kiarës?
Zhaklina: Jo. Unë nuk kam bërë asnjëlloj sulmi. Shpeshherë është e rëndësishme të identifikojmë sulmet, gjuhën e dhunës, të urrejtjes. Të analizojmë objektivisht nëse ja dalim apo kemi konjicion për të analizuar.
Ronaldo: Mirë kalojmë në një pyetësor të shkurtër. Efi Dhedhes, finalistja e ‘Big Brother Vip’, pretendente për të fituar dhe shumë e komentuar.
Zhaklina: Nuk e njoh fare nuk e di se kush është. Nuk e mbaj mend, se di se kush është. Nuk i mbaj mend komentet e saj. Më ngjau si Elvana Gjata, Dhurata Dora, nuk e njoh.
Top Channel