Tentuan të kalonin në Portin e Durrësit produkte dhe para të padeklaruara, në pranga një person, tre të tjerë nën hetim

12/02/2024 09:36

Një person është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë nën hetim për shkak se tentuan të kalonin në Portin e Durrësit produkte dhe para të padeklaruara.

Në një autobus u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, ndërsa në një automjet u gjetën 20 000 euro.

Në pranga u vu 36-vjeçari E. P., ndërsa nën hetim në gjendje të lirë 55-vjeçari I. G., 55 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga kontrolli në autobusin në pronësi të drejtuesit 36-vjeçar, që kishte drejtues të dytë alternativ, shtetasin I. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, të dyshuara të kontrabanduara.

Nën hetim në gjendje të lirë janë edhe A. R., 50 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin fuoristrade tip “Nissan” që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer 35-vjeçari, në një hapësirë të përshtatur nën kroskot, u gjetën 20 000 euro të padeklaruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA