Një zarf i bardhë u kërkoi banorëve këtë të hënë që të organizojnë një shfaqje teatri.

Juli, Egla dhe Ilnisa morën rolin për të ndarë rolet dhe për të organizuar skenën teatrale, e menduar si “Romeo dhe Zhuljeta alla shqiptare”.

Disa prej banorëve shprehën dëshirën për të vendosur në role kryesore tri banorët që janë në nominim, Romeon, Heidin dhe Lisin. Ndërkohë, Arta shprehur dëshirën për të pasur ajo një rol kryesor.

Menjëherë kanë nisur debatet mes banorëve. “Po më duket njësoj si me dasmën e Ilnisës dhe Meritonit”, tha Erjola.

Përplasja vijoi më tej mes Eglës dhe Romeos. Aktorja theksoi se nuk ka asgjë tendencioze, por të kundërtën mendoi moderatori. “Mos është tallje, tha ai”.

Kur Juli, Egla dhe Ilnisa vendosën që personazhet kryesore të ishin Romeo dhe Heidi. por, Romeo tha se nuk e ndjen, ndërsa Heidi shpërtheu në lot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA