“Pushtimi” i Europës nga Ukraina: 10 milionë refugjatë nëse vendi shpërbëhet!

12/02/2024 12:36

Nëse Ukraina do të shpërbëhej si shtet, Europa do të rrezikonte përballjen me një valë të madhe emigrantësh, paralajmërojnë qarqe të sigurisë në Gjermani.

Ata përllogarisin që në rastin e një skenari të tillë, të paktën 10 milionë vetë do të braktisnin Ukrainën dhe shumica e tyre do të vërshonin në pjesën tjetër të Europës, me destinacion kryesor, sipas gjasave, pikërisht Gjermaninë.

Kjo është një prognozë e qeverisë gjermane, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, e cila i referohet si qarqeve te brendshme të sigurisë, ashtu edhe disa ligjvënësve. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin dhe Policia Federale preferuan të mos flasin për çështjen, sipas AFP-së.

Një frikë e tillë, nga sa pohon politikani i  CDU, Roderich Kiesewetter, duhet ta nxisë Europën akoma edhe më shumë që të ndjekë situatën me kujdes, dhe që vendet mbështetëse të Ukrainës të rrisin ndjeshëm ndihmën ushtarake për Kievin sidomos para hezitimit amerikan.

“Nëse ne nuk e ndryshojmë strategjinë tonë të mbështetjes për Ukrainën, skenari “worst case” i një eksodi masiv nga Ukraina dhe një zgjerim i luftës drejt vendeve të tjera të NATO-s bëhet më realist. Atëherë 10 milionë refugjatë janë supozimi më i vogël”, ka thënë Kieseweter për “Welt am Sonntag.

Ekspertë të emigracionit gjithashtu pohojnë se nëse  kraina e humbet luftën, miliona refugjatë do të zbarkojnë në BE, e profetizojnë se kjo do të jetë “lëvizja më e madhe e refugjatëve në Europë që nga vitet 1940-të.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA