Njëri tentoi të hynte me kokainë, tjetri me qindra fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë
Deputeti demokrat, Tomor Alizoti, iu përgjigj pyetjes së të ftuarve të tjerë në “Top Story” se çfarë qëndrimi do të mbajë Grupi Parlamentar, për vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Alizoti u shpreh se PD nuk ka pse të mbajë qëndrim për çdo zyrtar që vjen në vendin tonë, ndërsa analisti Arjan Curri kundërshtoi, duke thënë se ky është as më pak e as më shumë, por zyrtari që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.
Alizoti: Ju mendoni se grupi ynë parlamentar ka qëndrim për çdo zyrtar që vjen në Shqipëri? Grupi Parlamentar nuk ka për detyrë të prononcohet për vizitën e çdo zyrtari. Mendoj se PD nuk mban qëndrime kush vjen në Shqipëri.
Curri: Po nëse takon Bashën, do mbani qëndrim?
Alizoti: Jo, nuk do mbajmë
Curri: Po vjen ai që shpalli non grata Berishën!
Alizoti: Nuk kam asnjë qëndrim. Çfarë qëndrimi të mbajë Grupi Parlamentar?!
Top Channel