Avokati Spartak Ngjela në një dalje televizive të kryer pak ditë më parë ka deklaruar se nëse do të bëhej pjesë e formatit Big Brother VIP, do ta fitonte.
I ftuar në “E Diell”, Ngjela i është përgjigjur kërshërisë së panelistëve rreth kësaj çështje me po të njëjtin intensitet; “do të fitonte sepse e di mirë se çfarë është izolimi. Mirëpo, pavarësisht eksperiencës jetësore në burgjet e komunizmit, Anaidi ka insistuar se avokati nuk njeh rregullat e formatit, koment i cili i ka vendosur ata në një përballje.
Edhe aktorja Monika Lubonja ka bërë oponencën e mendimit të Ngjelës, duke shtuar se në burg edhe nëse do të fliste kundër regjimit nuk dëgjohej, ndërsa këtu ka një audiencë të madhe që e ndjek 24 orë.
Pjesë nga debati:
Ronaldo: Ngjela ka deklaruar pak ditë më parë se jo vetëm që është gati për Big Brother VIP, por nëse futet do të fitojë.
Monika: Po u fut avokati dua të futem edhe unë.
Ngjela: Jo, një moment. Mua më pyetën dhe thash që nuk hyjë. Më thanë pse, atëherë u thash që; Nuk hyjë sepse janë dy muaj të izoluar dhe mua më ndërhynë në profesionin tim, në jetën time dhe gjithçka tjetër. Kur unë ndjej mungesë lirie, pse të hyjë atje?! Më pyetën ata, po nëse do të hyje, a mendon se do ta fitoje? Po e fitoja u thashë.
Monika: Pra kjo është…
Ngjela: Është me nëse moj zonjë. Në qoftë se-në mos e merrni për “po”. Ai më pyeti nëse unë do të hyja dhe i thash që do të konkurroja sepse njoh mirë këto gjëra.
Anaidi: E njeh si format avokat?
Ngjela: Si format? Mua izolimin do të më mësosh?
Anaidi: Formatin avokat nuk mendoj se e njeh.
Ngjela: Çfarë formati more, dëgjojeni tjetrin deri në fund. Çfarë e keni këtë zakon? Formati është izolimi dhe unë izolimin e njoh shumë mirë, ju e dini që e njoh.
Manushi: Nuk është e njëjta gjë avokat.
Monika: Nuk është e njëjta gjë sepse…
Ngjela: Izolim zotëri do të thotë të mos dalësh nga banesa.
Anaidi: Po, por është tjetër gjë i suvejuar.
Ngjela: Ore çfarë do ti, më lërë të mbaroj unë njëherë dhe ik fli me popullin. Tani më lërë të mbaroj.
Monika: Je i izoluar, por fjalën e lirë e ke avokat. Fjalën e lirë e ke. Ndërsa ju nuk e keni pasur fjalën e lirë në izolimin e asaj kohe.
Ngjela: Kush ma ndaloj moj. Lirë fare.
Monika: Në atë kohë?
Ngjela: Gjithë ditën kundër regjimit.
Monika: në atë kohë, por aty brenda ishe nuk të dëgjonte njeri.
Ngjela: Mua do të më dëgjosh ti apo veten?
Monika: Ty.
Ngjela: Unë po them që flisja gjithë ditën kundër regjimit.
Monika: Po por nuk të dëgjonin, ndërsa këtu është…
Ngjela: O zonjë, ajo quhet audiencë.
Monika: Po kjo është e bukura pra.
Top Channel