OJQ-të braktisin takimin me zyrtarët francezë për përdorimin e pesticideve në bujqësi

12/02/2024 19:28
Sandrine Belier tha sot se organizata e saj ishte një nga 8 OJQ mjedisore që braktisën takimin në ministrinë franceze të bujqësisë për planin e reduktimit të përdorimit të pesticideve.

Drejtuesja e grupit të mbrojtjes së mjedisit e konsumatorit ‘Humanité et Biodiversité’ në Francë, Sandrine Belier tha sot se organizata e saj ishte një nga 8 OJQ mjedisore që braktisën takimin në ministrinë franceze të bujqësisë për planin e reduktimit të përdorimit të pesticideve.

“Dy orë takim pas asnjë axhendë, pa një dokument pune, përveç dëgjimit të deklaratave të reja, kjo nuk i shërbente askujt”, tha ajo.

Zyrtarët qeveritarë franceze thonë se janë nën presion nga fermerët për përdorim të pesticideve, por si fermerët dhe mbrojtësit e mjedisit kërkojnë monitorim të përdorimit të tyre.

Plani i mëparshëm parashikonte përgjysmimin e pesticideve të përdorura deri në 2030 në krahasim me vitet 2015-2017, por ky urdhër u pezullua nga kryeministri Attal “për të fituar kohë në krijimin e një njësie të re matjeje” në Francë.

Vendimi kishte kënaqur sindikatat fermerë por solli ankesat e grupeve mjedisore.

Zhvillimi vjen pas më shumë se dy javë bllokadash të fermerëve të cilët ndaluan veprimin e tyre në fillim të muajit pas premtimeve të kryeministrit për çështje të ndryshme si pesticidet, pensionet, thjeshtësimi i burokracive dhe standardeve të bujqësisë e blegtorisë.

Fermerët kërkojnë përdorimin e pesticideve për ruajtjen e masës së prodhimit të tyre ndërsa grupet mjedisore kërkojnë ndalimin e tyre prej pretendimeve se dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA