“Nuk ka dashuri të vërtetë”, u hodh nga kati i katërt i ndërtesës, çfarë postonte në rrjete sociale 27-vjeçarja

12/02/2024 12:40

27-vjeçarja që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtese ishte aktive në rrjete sociale.

@sibelaabedini♬ original sound – Orkida.🇧🇪🇦🇱

Në një prej postimeve thuhet se “nuk ka dashuri të vërtetë, dashuria është berë interes”.

E reja u hodh nga kati i katërt i banesës në Kamëz, ndërsa 39-vjeçari  Altin Çoku ra në prangat e policisë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas informacioneve, vajza ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në Tik-Tok. Kjo i dha fund martesës së saj.

Para ngjarjes të së shtunës vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA