Gazetarja Sonila Agostini, në një diskutim për Asamblenë Kombëtare të PS-së, u shpreh se kryesocialisti Edi Rama përcolli një mesazh.
Sipas saj, Rama i druhet kolesterolit politik që sjell pushteti i gjatë.
“Rama i druhet kolesterolit politik që sjell pushteti i gjatë. I ka futur në fiskulturë. I ka dhënë mesazh se kur unë kthej Ruçin, s’e kam problem të kthej të tjerët. Është njeriu që i ka dhënë gjoksit PS-së që në 2005, tani po kërkon ta ndajë peshën e partisë, sepse nuk ka pse ta mbajë vetëm ai”.
Gazetarja shtoi se brenda së majtës ka një luftë, por të gjithë respektojnë ‘kodin e heshtjes’.
“Në korridoret e brendshme të partisë që është në pushtet ka më shumë luftë. Kodin e heshtjes që u ka caktuar të tjerëve, ata e respektojnë me rigorozitet”.
Top Channel